Partia konservatore në pushtet në Gjermani ka miratuar një mocion për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale te fëmijët nën moshën 14 vjeç, si dhe për vendosjen e kontrolleve më të rrepta të verifikimit digjital për adoleshentët.
Në një konferencë partiake të mbajtur në Stuttgart, Unioni Kristian Demokrat (CDU) i kancelarit Friedrich Merz kërkoi gjithashtu vendosjen e gjobave për platformat online që nuk zbatojnë kufizimet e moshës, si dhe harmonizimin e standardeve në nivel të Bashkimit Evropian, raportoi të hënën Reuters.
“Kërkojmë nga qeveria të vendosë një kufi ligjor moshe prej 14 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale dhe të trajtojë nevojën e veçantë për mbrojtje në sferën digjitale deri në moshën 16 vjeç”, thuhet në mocionin e miratuar.
Nisma u bë në një kohë kur disa vende evropiane, përfshirë Spanjën, Greqinë, Francën dhe Britaninë, po shqyrtojnë masa të ngjashme për kufizimin e qasjes në platforma si TikTok dhe Instagram. Modeli i referencës është Australia, e cila vitin e kaluar u bë vendi i parë që detyroi platformat të ndërpresin qasjes për fëmijët.
-
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale
-
Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët, pas modelit australian
-
TikToku është si vodka, por pse vodka është e ndaluar për fëmijë, ndërsa TikToku jo?
-
Bllokohet nisma e Macronit që nën 15-vjeçarëve t’u ndalohen rrjetet sociale
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç