Gjatë panairit të famshëm “The Game Awards” për video-lojëra, është paralajmëruar seria e re e video-lojës së njohur 25-vjeçare për artet marciale të përziera “Mortal Kombat”.
E zhvilluar nga NetherRealm Studios, “Mortal Kombat 11” vjen me trailerin kinematografik në të cilin shihet luftimi i përgjakur nga i cili presim të gjithë që ta shohim nga çdo seri të lansohet, shkruan neowin, transmeton Koha.net.
Përshkrimi i trailerit zbulon se kjo video-lojë do të përmbajë grafikën më të re e cila do të shfaqë luftimet sa më pastër që është e mundur. Po ashtu, përdoruesve do të kenë mundësi që të personalizojnë lojtarët “klasikë” dhe ato të rinj që do të arrijnë me video-lojën.
“Mortal Kombat 11” do të jetë në dispozicion pothuajse në të gjitha platformat – PC (kompjuterë personal), Xbox One, PlayStation 4 dhe Switch – nga 23 prilli i vitit të ardhshëm, përcjell Koha.net. Para-porositë do t’i mundësojë fansat të kenë në dispozicion edhe Shao Kahnin si luftëtar, e po ashtu edhe në version beta do të mundë ta kenë. Megjithatë, versioni beta do të jetë në dispozicion vetëm në Xbox One dhe PlayStation 4.