Motorola ka prezantuar tashmë një numër të madh telefonash këtë vit, dhe kompania ka më shumë modele në ofertë.
Telefoni i ri është pjesë e E-serisë me emrin Moto E5 Play Android Go.
Megjithëse ekziston një version standard i telefonit E5, ky model i përditësuar është projektuar posaçërisht për tregjet në Evropë dhe Amerikën e Jugut, dhe arrin në platformën Android Go, e cila lejon përdoruesit të marrin përditësime të rregullta të sistemit operativ.
Motorola nuk ka zbuluar të gjitha specifikat e këtij modelit të ri dhe ajo që dimë është se Moto E5 Play Android Go ka një ekran Max Vision me 5.3-inç dhe prej 18:9, transmeton ksp. Ashtu si shumica e telefonave modern, ky model gjithashtu ka një skaner për gishta në anën e pasme.
Kur është në pyetje kamera, në anën e pasme është një sensor prej 8 megapikselë, me të cilin kompania pretendon të sigurojë fokusin automatik, ndërsa kamera e përparme ka një sensor flash prej 5 megapikselë.
Ashtu si modelet e tjera në serinë E, Moto E5 Play Android Go do të ketë një bateri të shkëlqyer, detajet e së cilës nuk janë bërë ende të ditura. Moto E5 Play Android Go në tregun evropian pritet të arrijë këtë muaj me çmim prej 109 eurosh.
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?