Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pajisja që ndihmon të “bisedoni” me kompjuterin pa fjalë

Disa studiues në MIT Media Lab kanë dalë me një pajisje shumë interesante. Dhe ajo duket si një maskë e Bane e gërshetuar me një kallamar. Ose nëse preferoni: si një përbindësh i filmave horror, i cili ngadalë e pushton nofullën para se të zvarritet në gojën tuaj.

Hulumtuesit e prezantuan punën e tyre në International Conference on Intelligent User Interfaces (po, një gjë e tillë ekziston) në mars në Tokyo. Sa herë që mendoni për fjalët, ato në heshtje, pa perceptim, transmetohen në gojën tuaj. Më konkretisht, sinjalet arrijnë në muskujt që e kontrollojnë gojën tuaj. Dhe këto sinjale nuk janë të paperceptueshme për një kompjuter shumë të ndjeshëm, shkruan Koha Ditore.

Studiuesit e quajnë këtë pajisje AlterEgo. Ajo i ka shtatë elektroda të vendosura rreth gojës për t’i regjistruar këto sinjale. Të dhënat që i marrin elektrodat kalojnë nëpër disa raunde të procesimit përpara se të transmetohen me valë në një pajisje që pret udhëzime në afërsi. Oh, dhe pajisja ka kufje asht-përçuese në mënyrë që pajisjet të mundë të reagojnë.

Shkencëtarët e testuan prototipin e tyre në disa persona të cilët e trajnuan softuerin për t’i njohur të dhënat që korrespondonin me komanda të ndryshme ("thirrje" (call), "përgjigje" (reply), "shto" (add)), pastaj disa të tjera për të parë se sa i saktë ishte. Rezultatet ishin premtuese, edhe pse nuk është gati për të shkuar në prodhim masiv... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)