Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pajisja që kthen në fjali valët e trurit

Shkencëtarët kanë bërë një hap të madh përpara në dekodimin e asaj se çfarë thotë një person, vetëm duke përcjellur valët e trurit të tij.

Ata i kanë përsosur algoritmet kthimin e valëve të trurit në fjali dhe me një normë gabimi të fjalëve me vetëm tre për qind, raporton BBC, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët, këto të ashtuquajtura “pajisje të trurit” kanë pasur sukses të kufizuar në dekodimin e aktiviteteve.

Studimi më i ri është publikuar në gazetën “Nature Neuroscience”.

Përpjekjet e mëhershme në këtë fushë kanë arritur të dekodojnë vetëm pjesë të fjalëve apo një përqindje të vogël të fjalëve në fraza të caktuara.

Specialisti i kësaj fushe, Dr. Joseph Makin nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisco dhe kolegët e tij kanë tentuar të përmirësojnë saktësinë.

Katër vullnetarë kanë lexuar fjali me zë, derisa elektrodat regjistronin aktivitetet e trurit të tyre.

Këto aktivitete u regjistruan në një sistem kompjuterik.