Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Origin ka vendosur Xbox, PlayStation, Switch dhe gejming PC në një shtëpizë

Pavarësisht nëse i përkisni kampit të gamerëve të Xbox, PlayStation ose PC, Origin PC ka zgjidhje për gjithçka. Kompania, e njohur për krijimin e kompjuterëve dhe komponentëve të personalizuar, ka arritur që të gjitha platformat e përmendura (plus Nintendo Switch) t’i vendosë në një makinë, raporton Engadget.

Në festimin e ditëlindjes së dhjetë të kompanisë (si edhe për ta festuar Big O desktop - gjysmë PC – gjysmë Xbox 360), Origin PC e ka krijuar një kompjuter të madh të ri të personalizuar, në të cilin janë të vendosur të gjitha konzolat më të fuqishme në treg: Xbox One X, PlayStation 4 Pro dhe Nintendo Switch, shkruan KOHA Ditore. Ky proces, siç shpjegohet në videon përcjellëse, kërkoi modifikime të konsiderueshme të shtëpizës, futjen e sistemeve të modifikuara të ftohjes dhe një numër të madh të koncepteve të dizajnit. Në këtë krijim janë futur edhe switchi Ethernet, portet individuale USB 3.0 për secilën konzolë, dhe SSD-të prej 2TB për më shumë ruajtje dhe lexim më të shpejtë të lojërave.

Disavantazhi i këtij sistemi është se nuk është në dispozicion për blerje, dhe edhe po të ishte, me siguri do ta kishte një çmim shumë të lartë që do të thotë se nuk do të pranohej shumë nga komuniteti i gamerëve. Megjithatë, bëhet fjalë për një zgjidhje shumë interesante, e cila shërben për ta demonstruar angazhimin e Origin PC në modimin dhe modifikimin e zgjidhjeve të PC-së.

Artikuj të ngjashëm