Emporio Armani ka bërë të ditur se së shpejti do të paraqitet ora e re e mençur, e cila bazohet në platformën Android Wear 2.0.
Ora e mençur Emporio Armani Connected, e cila do të pasojë paraardhësin e tij analog me të njëjtin emër, vjen me çipin e njohur Qualcomm Snapdragon Wear 2100 dhe ekranin AMOLED me prekje, transmeton kp. Tani për tani nuk dihet madhësia e ekranit që do të ketë ora e mençur, por thuhet se do të ketë rezolucione të larta.
Komponentin softuerik të orës e përbën platforma Android Wear 2.0 në kombinim me shfaqjen e notifikimeve, përcjellë me aktivitetet e përdoruesit dhe ndërveprimin me funksionalitetin e Google Assistant.
Ora do të dalë në treg më 24 shtator të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë