Tech

Oppo Reno3 Pro mund të jetë telefoni më i hollë 5G

Oppo do t’i prezantojë telefonat e vetë Reno3 dhe Reno3 Pro 5G muajin e ardhshëm. Reno3 Pro do të ketë ekran të lakuar dhe shtëpizë prej xhami, me një trashësi prej vetëm 7,7 milimetrash, duke e bërë atë telefonin më të hollë 5G, raporton GSMArena.

Edhe pse të gjitha që u cekën më lartë tingëllojnë mbresëlënëse, ka shumë të brengosur se kjo do të ndikojë në kapacitetin e baterisë. Megjithatë, zv. presidenti i kompanisë Oppo tani ka theksuar se Reno3 Pro 5G do ta implementojë një bateri prej 4025mAh, gjë që është solide edhe për standardet e sotme.

Image

Në ndërkohë, janë paraqitur edhe renderët e krejt anës së përparme të modelit Oppo Reno3 Pro 5G. Renderët bazohen në një teaser foto të pajisjes, të publikuar ditë më parë.

Renderët e tregojnë një prerje të vogël punch-hole për kamerë në këndin e sipërm të majtë të telefonit. Ekrani pritet të jetë FHD+ AMOLED 6.5 inçësh, me rifreskim prej 90Hz. Thashethemet sugjerojnë për çipsetin Snapdragon 735, 8 GB RAM dhe 256 GB hapësirë për ruajtje, shkruan KOHA Ditore. Është konfirmuar që ky telefon do ta përdorë ColorOS 7 të ri, i cili bazohet në Android 10.