Telefoni më i ri i Oppos R17 Pro më 6 nëntor do të lansohet në Evropë, derisa në Kinë lansohet më 1 nëntor, raporton GSMArena.
Oppo R17 Pro ishte prezantuar në fund të gushtit, megjithatë ende nuk është lansuar në treg, transmeton Koha.net.
E në Evropë madje edhe emri i tij do të jetë paksa më ndryshe, do të quhet RX17 Pro, sipas këtyre raportimeve.
Sido që të jetë emri i tij në Evropë, ai do ta ketë çmimin prej 543 euro.
