Pasi u lansua në Japoni, telefoni Oppo R17 Neo tani po bëhet gati për tregun evropian, por me një emër tjetër RX17 Neo.
RX17 Neo vjen me ekran 6.4-inç AMOLED me prerje (notch) dhe rezolucion prej 1080+, procesorin Snapdragon 660, 4 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, transmeton Koha.net.
R17 Neo peshon 156 gramë dhe ka baterinë me kapacitet prej 3,600 mAh.
Tashmë në Evropë kanë filluar paraporositë, dhe çmimi i tij është 349 euro.