Kompania Oppo ka prezantuar telefonin e ri F5 i cili vjen me një ekran 6-inç.
Ekrani i këtij telefoni është FHD+ me rezolucion 2016x1080 pixels. Kjo pajisje është e fuqizuar nga procesori octa-core Helio O23 me 4 ose 6 gigabajt RAM memorie.
Memoria e brendshme e F5 është 32 ose 64 gigabajt dhe baterinë 3200 mAh. Sistemi operativ është Color OS 3.2, i cili është i bazuar në sistemin e Google, Android 7.1.
Kamera ballore është 20 megapixel ndërsa ajo kryesore ësht 16 MP. Ky telefon do të kushtojë 300 dollarë.