Kompania amerikane për inteligjencë artificiale, OpenAI, po punon intensivisht për të rritur sigurinë e brendshme, me qëllim që të shmangen kërcënimet e mundshme.
Techcrunch ka njoftuar se OpenAI do të angazhojë “një grup këshillues për sigurinë” për të bërë rekomandime, derisa bordit i ka ofruar mundësinë të marrë vendime të rëndësishme që lidhen me sigurinë e brendshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHovi i muajve të fundit ka bërë që kompania ku operon shqiptarja Mira Murati të mendojë më seriozisht për sigurinë. Shumica e mbledhjeve kanë nisur të mbahen me dyer të mbyllura, e informacionet e rëndësishme po shpërndahen në forma shumë të fshehta.
Qëllimi kryesor i përditësimit të të dhënave brenda kompanisë, sipas Techcrunch, u bë për t’i identifikuar, analizuar dhe vendosur “rreziqet katastrofike” në plan të parë.
Së fundmi, Murati ka njoftuar se kompania po kërkon rekrutues që merren me sigurinë e brendshme.