Javën e kaluar, OnePlus u dërgoi ftesa mediave për një ngjarje të veçantë që do të zhvillohet në Las Vegas, gjatë panairit CES 2020, ndërsa manifestimi fillon më 7 janar. Kompania nuk njoftoi në atë kohë se çfarë teme do ta mbulonte kjo ngjarje, por tani prodhuesi kinez i telefonave tregon se muajin tjetër do ta shohim OnePlus Concept One, raporton GSMArena.
OnePlus e publikoi gjithashtu një videoklip të shkurtër për ta shënuar këtë paralajmërim, por përsëri nuk zbuloi se çfarë është konkretisht OnePlus Concept One, shkruan KOHA Ditore. Nga emërtimi është e qartë se bëhet fjalë për konceptin e produktit të ri, i cili mund të jetë telefon, kufje TWS ose diçka krejtësisht tjetër.
Më shumë detaje mbi OnePlus Concept One do të dihen gjatë ditëve në vijim.
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Kate Moss është në bisedime për një dokumentar me Netflixin
-
Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi
-
Kush janë biznesmenët e fuqishëm që po e shoqërojnë Trumpin në Kinë?