Telefoni i ardhshëm OnePlus nuk do të ketë një mundësi për mbushje pa tela, pasi kompania vendosi që çmimi i pajisjes të jetë i ulët.
Kryeshefi i kompanisë Pete Lau tha për CNET se kjo nuk do të thotë se OnePlus kurrë nuk do të ofrojë mundësinë e mbushjes pa tela në pajisjet e ardhshme.
"Ngarkimi OnePlus është një nga më të mirat", tha Lau, duke iu referuar teknologjisë Warp Charge (formerly Dash Charge).
Sipas tij, mbushja me valë është shumë e ngadalshme në standardin e tanishëm në krahasim me ngarkuesin e rregullt që mbush telefonin për gjysmë ore, transmeton TCH.
I pyetur nëse standardi i ri Qualcomm Quick Wireless Charge do të implementohet në pajisjet OnePlus në të ardhmen, Pete Lau nuk dëshiroi të komentojë.
-
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi
-
Burnham synon fatura më të ulëta energjie, në lëvizjen e tij të parë si kryeministër
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Blerjet nga Shein, Temu dhe AliExpress bëhen më të shtrenjta në BE, shkak tarifa e re
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni