Tech

OnePlus 5, smartfoni më së shpejti i shitur i OnePlusit

Kompania OnePlus dje ka lansuar smartfonin më të ri të shumëpritur, OnePlus 5, ndërsa interesimi për këtë smartfon të ri është shumë i madh që ditën e parë të tij.

Këtë e ka konfirmuar bashkëthemeluesi i kompanisë, Carl Pei, përmes një postimi në Twitter i cili ka shkruar se OnePlus 5 është pajisja e kompanisë më së shpejti e shitur ndonjëherë, transmeton Koha.net.

Edhe pse ky smartfon zyrtarisht nuk është në shitje deri më 27 qershor, OnePlus ka mbajtur një shitje të hershme përmes internetit ashtu edhe dyqaneve të cilat janë në qytete të ndryshme të botës, si në New York ku radha e njerëzve duke pritur është shumë e gjatë.

Për më shumë detaje rreth OnePlus 5, mund të lexoni KËTU.