Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, së shpejti mund të jetë vend i qytetit më futuristik dhe më i qëndrueshëm në botë.
Haptic Architects dhe Nordic Office of Architecture sapo kanë publikuar plane për krijimin e një qyteti pranë Aeroportit të Oslos, të njohur si Oslo Airport City (OAC), i cili do të jetë "qyteti i parë energjetikisht pozitiv aeroportual", shkruan Koha Ditore.
OAC do ta përdorë vetëm energjinë e krijuar brenda vetë qytetit, dhe automjete elektrike autonome do të bredhin nëpër rrugët e tij.
"Kjo është një mundësi unike për ta dizajnuar një qytet të ri nga e para", tha Tomas Stokke, drejtor i Haptic Architects, për Dezeen.
Por, çfarë saktësisht e bën këtë qytet të qëndrueshëm? (Këto detaje mund t’i kuptoni në tekstin e plotë në Kohën Ditore)