Kompania finlandeze e telekomunikacionit, Nokia, ka njoftuar të enjten se ka nisur një sfidë ligjore për të zhbërë vendimin e Qeverisë rumune, e cila e ka përjashtuar atë nga shitja e pajisjeve për rrjetin 5G në këtë vend.
“Mund të konfirmojmë se në shkurt na është thënë se na është mohuar nga qeveria rumune, autorizimi për të ofruar pajisje të infrastrukturës 5G në Rumani”, thuhet në deklaratën e kompanisë, raportoi Reuters të enjten. “Po kërkojmë urgjentisht sqarim për arsyet e këtij vendimi dhe kemi nisur procedurat ligjore”.
Vitin e kaluar, qeveria e Rumanisë miratoi një projektligj të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara që ndalon në mënyrë efektive Huawein e Kinës të marrë pjesë në zhvillimin e rrjetit të saj 5G.
-
Rumania raporton një dron rus në hapësirën e saj ajrore
-
Kandidati që humbi zgjedhjet në Rumani kërcënon se do të kërkojë anulimin e tyre
-
BE-ja nis hetim ndaj TikTokut për ndërhyrje në zgjedhjet në Rumani
-
Anulohet rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Rumani
-
Rusia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet në Rumani