Pak muaj para lansimit zyrtar janë publikuar specifikat e telefonit më të ri të Nokias.
Pajisja Nokia 9 pritet të ketë kamerë të dyfishtë për selfie, e cila do të jetë 5 megapixel. Kamerat kryesore do të jenë me 12 megapixel dhe tjetra me 13 megapixel sensor. Pajisja do të operojë me sistemin e ri të Google, Android Oreo.
Specifikat tjera të Nokia 9 përfshijnë ekranin 5.5-inç OLED me rezolucion QHD 2560x1440 pixels. Telefoni do të jetë i fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 835 dhe 6 gigabajt RAM. Memoria e brendshme do të jetë 128 gigabajt me mundësi zgjerimi përmes microSD.
Nokia 9 pritet të zyrtarizohet në janar dhe do të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonave në muajin shkurt.
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?