13 shtete anëtare të BE-së, si dhe 5 shtete të tjera morën masa kundër shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në internet, në një aksion të bashkërenduar.
Udhëzime për të prodhuar lëndë eksplozive, skica për prodhimin e armëve ose informacione për të përzgjedhur objektiva si dhe mjetet e nevojshme për të ushtruar akte vrastare, të gjitha këto informacione mund t’i gjesh lehtë në internet.
Një rrjet ndërkombëtar i përbërë nga 13 vende anëtare të BE-së, pesë vende jo anëtare të BE-së që i përkasin Qendrës Evropiane kundër Terrorizmit pranë Europolit hetuan bashkërisht në internet për të zbuluar faqe me përmbajtje të tilla, transmeton shqiptarja.
Nga 8 qershori deri më 2 korrik, ekspertët e autoriteteve pjesëmarrëse të policisë identifikuan më shumë se 1.900 përmbajtje përkatëse në internet dhe i sekuestruan ato, njoftoi Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit, BKA.
Si rezultat i goditjes së përbashkët, u identifikuan dhe u fshinë 1.906 linqe. Më shumë se 800 prej tyre u identifikuan dhe fshinë nga Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit. BKA tha se organizatat terroriste si milicia xhihadiste “Shteti Islamik” ose AlQaida, si edhe mbështetësit e tyre, janë përpjekur t’i përdorin këto dokumente për të bindur njerëzit e radikalizuar dhe për t’i mbështetur ata për të kryer sulme terroristen.
-
Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste, paralajmëron EUROPOL-i
-
Aksion i Europolit edhe në Kosovë e Shqipëri, u shënjestruan produktet false dhe pirateria online
-
BE-ja afër ligjit që rregullon përmbajtjen në kompanitë e mëdha teknologjike
-
BE-ja së shpejti me ligj për t'i larguar propagandat ekstremiste nga interneti
-
Sekuestrohen 1.3 milion euro false, 11 të arrestuar në 7 shtete të BE-së