Një grup ekspertësh të sigurisë kibernetike po u bëjnë thirrje kompanive të krijojnë një mënyrë që njerëzit të raportojnë nëse punëtorët e tyre sillen në mënyrë abuzive në internet. Një numër i ndërmarrjeve janë regjistruar tashmë.
Lisa Forte, nga “Red Goat Cyber Security”, thotë se i ka ardhur përmbajtje që nuk e ka kërkuar nga llogari zyrtare në LinkedIn dhe kërcënime të dhunshme në Twitter dhe Instagram. Dhe ata nuk erdhën nga llogari anonime, shtoi ajo.
Platformat e mediave sociale përballen me kritika për mënyrën se si i përgjigjen abuzimeve të raportuara, raporton BBC.
Sipas Fortes, zgjidhja më e mirë është që kur kërcënuesi mund të identifikohet, ai të paraqitet tek punëdhënësi i tyre.
“Nuk po themi se një kompani është përgjegjëse për sjelljen e tyre, por do të jetë e aftë të marrë vendim për mënyrën më të duhur si të merret me të”, ka thënë ajo.
-
Metës i kërkohet të sqarojë masat kundër abuzimit seksual të fëmijëve
-
Abuzimi online, kërkohet mbrojtje më e madhe e grave në rrjetet sociale
-
Gjigantët e teknologjisë synojnë ligj për masa ndaj përmbajtjes së dëmshme
-
Shmangia e përgjegjësive ligjore për dështimet e rrjeteve sociale
-
Facebooku akuzohet se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë