Rrjeti global televiziv i internetit Netflix ka rritur në 130 milionë numrin e abonentëve në mbarë botën.
Netflix ka publikuar të dhënat e bilancit në lidhje me çerekun e dytë të vitit 2018.
Sipas kësaj të ardhurat për çerekun e dytë të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë rritur për 40,7 për qind dhe ka arritur në 3,91 miliardë dollarë. Të ardhurat e kompanisë për periudhën prill-qershor të vitit të kaluar ishin 2,78 miliardë dollarë.
Në çerekun e dytë të vitit të kaluar, përfitimi neto i Netflix-it ishte 65,6 milionë dollarë, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti u rrit në 384 milionë dollarë.
Në fund të çerekut të dytë numri gjithsej i abonentëve të Netflix-it në gjithë botën arriti në 130,1 milionë.
Numri i abonentëve të Netflix-it në SHBA është 72,7 milionë ndërsa në shtetet tjera 57,4 milionë. Mirëpo, në bilancin e çerekut të parë të këtij viti ishte synuar që në fund të çerekut të dytë, kompania të ketë gjithsej 131 milionë abonentë. Pasi numri i abonentëve mbeti në nivel më të ulët nga ajo që synohej u vërejt edhe rënie në aksionet e Netflix-it.
-
Netflixi paditet për mbledhje të dhënash dhe krijim varësie te përdoruesit
-
“Netfixi” tërhiqet nga marrëveshja për ta blerë “Warner Bros.-in”
-
Konsumatorët e padisin “Netflixin” për ta bllokuar blerjen e “Warner Bros”
-
Trumpi thotë se marrëveshja ndërmjet “Netflixit” e “Warner Brosit” duhet rishikuar
-
Netflixi ka arritur marrëveshje për blerjen e “Warner Bros.” dhe “HBO”