Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nëse humbisni ndonjë gjë, pyesni… Samsungun!

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, do të hedhë në treg në SHBA një pajisje të vogël që ndihmon njerëzit të mos humbasin objektet e tyre, theksoi kompania në një deklaratë për shtyp.

SmartThings Tracker është një lidhje përmes rrjetit LTE dhe mund të jetë i lidhur me një kabllo tek një çantë, valixhe ose me çelësat e shtëpisë, por edhe në qafën e një kafshe shtëpiake duke monitoruar gjurmët përmes sistemit GPS.

Image

Lëvizjet dhe pozicioni i objektit nën vëzhgim monitorohet në kohë reale nëpërmjet aplikacionit SmartThings për Android dhe iOS, shkruan atsh.

Është gjithashtu e mundur të përcaktojë një zonë specifike jashtë të cilës pajisja dërgon një sinjal akustik.