Romë, 13 shtator – Kompania Samsung do të hedhë në treg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një pajisje të vogël që ndihmon njerëzit të mos humbasin objektet e tyre, theksoi kompania në një deklaratë për shtyp.
SmartThings Tracker është një lidhje përmes rrjetit Lte dhe mund të jetë i lidhur me një kabëll tek një çantë, valixhe ose me çelësat e shtëpisë, por edhe në qafën e një kafshe shtëpiake duke monitoruar gjurmët përmes sistemit GPS.
Lëvizjet dhe pozicioni i objektit nën vëzhgim monitorohet në kohë reale nëpërmjet aplikacionit SmartThings për Android dhe iOS.
Është gjithashtu e mundur të përcaktojë një zonë specifike jashtë të cilës pajisja dërgon një sinjal akustik.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Zbuloni zgjidhjen ideale Samsung Bespoke AI Laundry në Aztech
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Pesë situata të përditshmërisë ku Galaxy S26 Ultra kthehet në asistentin tuaj gjenial
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi