Në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren javën e ardhshme do të mbahet konferenca ndërkombëtare e komunitetit të “Debian Linuxit”, kanë bërë të ditur organizatorët.
“Debian” është sistem operativ i lirë i filluar më 1993, stabil dhe i sigurt, i bazuar në “Linux”, me një shtrirje të gjerë në arkitektura të ndryshme kompjuterike. “Debian” ofron besueshmëri duke qenë i inkorporuar në botën industriale dhe atë akademike. Cloud images, Long Term Support, sistemi publik për bug tracking, numri i lartë i paketave softuerike (mbi 59.000), kualiteti i lartë i softuerit dhe përfshirja e shumë veglave dhe politikave për të siguruar një kualitet të tillë, janë disa nga karakteristikat që e bëjnë “Debianin” një sistem të qëndrueshëm dhe shumë të përdorur.
DebConf është konferenca vjetore e zhvilluesve të sistemit operativ “Debian”.
“Kjo konferencë është mundësi për rrjetëzimin dhe bashkëpunimin e zhvilluesve, kontribuuesve dhe përdoruesve si dhe ofron prezantime të ndryshme teknologjike, me tema rreth zhvillimit teknik, social dhe politik në botën digjitale. DebConf mbahet çdo vit nga viti 2000 në shtete si Kanada, Finlanda, Brazili etj”, thuhet në njoftim.
Organizatorët kanë thënë se sivjet janë regjistruar 380 folës, zhvillues, kontribuues të ndryshëm, dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota.
“Prezantimet dhe punëtoritë e konferencës së Debianit do të hapin dyert për mundësi të zhvillimit teknologjik në Kosovë dhe bashkëpunimeve lokale dhe ndërkombëtare, dhe do ta promovojë Kosovën si destinacion i teknologjisë”, thuhet në njoftim.
-
IPKO mbyll me sukses edicionin e tretë të Konferencës së Sigurisë Kibernetike – Inovacion, Partneritet dhe Qëndrueshmëri Digjitale në qendër të vëmendjes
-
Në Prishtinë do të prezantohet për herë të parë globalisht pajisja “Arduino Uno Q”
-
“Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu
-
“Në sytë e tjetrit” kthen objektivin te portreti
-
“Fuzz Improv Collective” me lirinë e muzikës së atypëratyshme