Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Në dispozicion betat e para publike për iOS 13, iPadOS dhe macOS Catalina

Apple i ka publikuar beta buildet e veta të para publike për iOS 13, iPadOS dhe macOS Catalina. Të tri versionet e reja të sistemeve operative u paralajmëruan më herët këtë muaj, gjatë konferencës vjetore të kompanisë për developerë. Ndërkohë u shfaqën disa versione për developerët, por tani Apple ka vendosur ta ofrojë një beta të hapur për ata që duan të përfshihen në programin e testimit, raporton GSMArena.

Për të pasur qasje një betën e hapur për sistemet e përmendura operative, duhet të kyçeni në sajtin https://beta.apple.com/sp/betaprogram/. Nga këtu, tek përdoruesi do të mbërrijnë beta buildet deri në publikimin e versioneve finale të sistemeve operative, të cilat do të duhej të jenë në dispozicion këtë vjeshtë, shkruan KOHA Ditore.

Beta për iOS 13 duhej të arrinte gjatë korrikut, por Apple vendosi që softueri ishte mjaft stabil dhe që mund të publikohej një javë më herët. Natyrisht, pasi që bëhet fjalë për testimet e para të betave publike, pritet të ketë mjaft bugë dhe probleme me performanca, kështu që kjo do të kërkojë rregullime dhe “Ilustrime”. Sigurisht, testet beta shërbejnë edhe për t’i eliminuar këto probleme, kështu që nuk rekomandohet instalimi i beta buildeve iOS 13. iPadOS dhe macOS Catalina në pajisjet kryesore që përdoren.

Artikuj të ngjashëm