Një pajisje e paraparë për mbajtjen e distancës sociale që të jep sinjal sa herë që nuk je duke mbajtur distancën prej 2 metrave nga personi tjetër, do të mund të ndihmonte rikthimin e njerëzve në punë, shkruan “The Sun”.
Pajisje në formë të beeperit është shpikur nga Pathfindr dhe ka synim për të ndihmuar kompanitë që të mbajnë sigurinë në vendet e punës.
Rekomandohet një distancë fizike prej dy metrave për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Pathfindr, me seli në Norfolk të Britanisë së Madhe, zakonisht ofron zgjidhje teknike në internet për kompanitë.
Mirëpo, që kur ka shpërthyer koronavirusi, kompania ka marrë me mijëra shqetësime për të mbajtur të sigurt puntëtorët në vende pune.
Për këtë arsye Pathfindr ka kthyer mendjen te prodhimi i beeperëve.
“Është shumë i thjeshtë për t’u përdorur. E mban rreth qafës, në brez apo në xhep dhe dërgon sinjale në mënyrë konstante rreth dy për sekondë. Nëse ka një pajisje tjetër në afërsi, e merr mesazhin prapa, duke kalkuluar se sa larg është personi. Dhe nëse është më afër se dy metra atëherë bën zhurmë”, ka thënë drejtori teknik i kompanisë Ben Sturgess.
Kompania është munduar të përdor teknologjinë Bluetooth në afërsi, por e ka kuptuar se kjo po bllokohet nga objektet dhe po ashtu nga trupat e njerëzve.

-
Programi që mund t'i transformojë smartfonët në termometra që zbulojnë me saktësi temperaturën
-
Kinezët krijojnë një pajisje në formë buzësh për t’u puthur me të dashurin që është larg
-
Teknologjia forcon sigurinë e grave në rrugë
-
Pajisja me “sensor COVIDI” që zbulon virusin në dhomë për 15 minuta
-
Shpikësi zbulon një metodë të re testimi për COVID-19, u kërkon njerëzve të bërtasin