Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ndryshimet më të mëdha në 10 vite, përgatituni për një Instagram ndryshe

Navigimi në Instagram do të duket pak më ndryshe.

Kompania e njohur e Facebook dje zbuloi ndryshimin e parë të madh në ekranin kryesor të aplikacionit të saj në 10 vjet.

Dizajni i ri gjithashtu shton edhe një buton kushtuar blerjeve, ndërsa aplikimi i ndryshimeve fillon nesër.

Me ndryshimet, Instagram po bën një investim të madh në të ardhmen e formave të videove të shkurtra dhe blerjeve në internet.

Skeda Reels, tashmë do të ndodhet aty ku dikur ishte një ikonë "+" që përdoruesit e përdornin për të krijuar një postim të ri ose Story.

Edhe Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants” Tech Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”

Kjo ikonë lëviz lart në krye të faqes kryesore, së bashku me butonin "zemra", ku kontrolloni aktivitetin tuaj, siç janë pëlqimet dhe ndjekjet.

Spoti i mëparshëm i butonit "zemër" zëvendësohet me skedën e re "Dyqan" dhe ikona e mesazheve direkte mbetet e palëvizur.