Prodhuesi kinez i smartfonëve, OnePlus, ka ndërprerë shitjen e modelit OnePlus 3T i cili është në version me 128 gigabajt memorie të brendshme.
Këtë njoftim, kompania e ka konfirmuar duke bërë një postim në uebfaqen e saj zyrtare, transmeton Koha.net.
“Meqenëse jemi një kompani e vogël, ne duhet të përqendrohemi në përpjekjet tona për vetëm një pajisje të avancuar, kështu që nuk do të shesim më modelin OnePlus 3T Gunmetal me 128 GB memorie të brendshme. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për këtë model”, është deklaruar një përfaqësues i kompanisë OnePlus.

Ndoshta është e panevojshme të ceket, por pajisja e avancuar që e përmend përfaqësuesi i kompanisë është OnePlus 5.
Së fundmi, është duke u përfolur shumë për OnePlus 5, për të cilin thuhet se do të vijë me kamerë të përparme të dyfishtë dhe pllakën e pasme prej qeramike.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Thirrje për bojkot ndaj ChatGPT-së pas marrëveshjes me Pentagonin