Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

NASA anulon lëshimin e raketës për shkak të problemeve teknike

NASA ka njoftuar se është anuluar lëshimi raketës për sot për shkak të problemeve teknike.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për një rrjedhje të motorit.

Një problem i tillë sipas Nasas nuk mund të korrigjohej, shkruan BBC-ja të hënën.

Drejtori i lëshimit, Charlie Blackwell-Thompson, anuloi nisjen e planifikuar të Artemis I si rezultat i një problemi të rrjedhjes së motorit, thotë NASA.

Raketa Space Launch System (SLS) thuhet se është në një “konfigurim të qëndrueshëm” dhe inxhinierët tani do të punojnë në mbledhjen e të dhënave për të parë se çfarë shkoi keq.

Raketa do të lëshohej pak kohë më parë, në orën 08:33 me orën e Floridas.

Mundësia tjetër e disponueshme për një lëshim është 2 shtatori, thotë Derrol Nail i NASA-s, megjithëse ai shton se kjo varet nga rregullimi për problemin e rrjedhjes së motorit.

 

Artikuj të ngjashëm