Agjencia amerikane e hapësirës NASA po përgatitet për një përpjekje të re për të lëshuar raketën e saj SLS (Space Launch System) dhe kjo nuk do të ndodhë para 27 shtatorit, shkruan Reuters.
NASA u përpoq për herë të dytë për të lëshuar raketën SLS në fillim të këtij muaji, e cila u ndërpre për shkak të një rrjedhje hidrogjeni. Agjencia po mendonte për 23 shtatorin si datën e re të nisjes, por nuk do të ndodhë. Data e re është 27 shtatori dhe po konsiderohet edhe 2 tetori.
Kur SLS do të lëshohet, do të dërgojë një kapsulë Orion pa pilot në një udhëtim rreth hënës. Kthimi i kapsulës në Tokë do të shënojë hapin e parë të suksesshëm të programit Artemis të NASA-s, i cili synon të çojë njerëzit në Hënë, si dhe udhëtimet me ekuipazh në Mars.
Problemet e fundit janë një kujtesë se nuk ka garanci, kështu që çdo përpjekje për nisje përfaqëson një test specifik që lejon NASA-n të zbulojë problemet që ka SLS-ja.
Më 29 gusht, agjencia tentoi për herë të parë misionin Artemis 1, i cili u anulua për shkak të problemeve me motorin RS-25 gjatë procesit të karburantit.