Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

NASA do të dërgojë dy misione të reja në planetin Afërditë

NASA ka bërë të ditur se do të dërgojë dy misione të reja në planetin Afërditë, për të shikuar atmosferën dhe karakteristikat e tij gjeologjike.

Misionet të cilat janë financuar me 500 milionë dollarë, pritet të nisin mes viteve 2028 dhe 2030.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson ka deklaruar se këto misione do të ofronin “shansin për të hulumtuar një planet i cili nuk është vizituar për më shumë se 30 vjet”. Përpjekja e fundit për ta vizituar Afërditën ishte në viti 1990. Pavarësisht kësaj, disa anije kozmike kanë bërë fluturime mbi këtë planet, që nga ajo kohë.

Misionet u zgjodhën pas një procesi të vlerësimit nga kolegët dhe bazuar në vlerën e tyre të mundshme shkencore dhe realizueshmërinë e planeve të tyre të zhvillimit.

Artikuj të ngjashëm