Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musk propozon abonimin në Twitter Blue duke paguar me kriptomonedhën dogecion

Aksionari më i madh i Twitterit, Elon Musk, ka propozuar të shtunën disa ndryshime në shërbimin e abonimin Premium të kësaj kompanie të rrjeteve sociale, duke përfshirë uljen e çmimit, ndalimin e reklamave dhe pagesën me kriptomonedhën dogecoin.

Shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX, i cili tani zotëron 9.2 për qind të aksioneve në Twitter, u emërua në bordin e drejtorëve të Twitterit të martën dhe njoftoi se mezi pret të punojë me bordin për të bërë përmirësime të rëndësishme në Tëitter gjatë muajve të ardhshëm, raportoi Reuters të dielën.

I lansuar në qershor të vitit të kaluar, Twitter Blue është shërbimi i parë i abonimit të Twitterit dhe ofron qasje ekzekutive në veçoritë Premium në bazë të abonimit mujor.

Twitter Blue është në funksional në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe në Zelandën e Re.

Në një postim të shtunën, Musk sugjeroi që të mos ketë reklama dhe që çmimi i abonimit të ulet. Sipas tij, përdoruesit që regjistrohen në Twitter Blue duhet të paguajnë më pak se 2,99 dollarë në muaj dhe duhet të marrin një shenjë verifikimi, si dhe një opsion për të paguaj në monedhën vendase.