Mozilla ka çuar drejt finalizimit blerjen e saj të parë. Kjo kompani ka blerë "Pocket", një plaftormë e ideuar për të krijuar “librashenjues” online, që ruajnë adresat në faqet web, të cilat janë vetëm për të lexuar, sa herë u jepet mundësia përdoruesve përmes aparateve celularë, kompjuter, apo smartphone.
Pocket ka deklaruar se do të mbajë zyrat, Brandin, dhe grupin e punës, edhe pse shoqëria do të kontrollohet plotësisht nga Mozilla. Kjo e fundit, synon përmirësimin e këtij aplikacioni. Mozilla do ta riformatojë këtë aplikacion për të përshpejtuar projektin, transmeton tch.
Tashmë "Pocket" do te kthehet ne një motor online, që u sugjeron përmbajtje domethënëse përdoruesve, duke shfrytëzuar informacione me kontekst. Aktualisht, Pocket numëron rreth 10 milionë përdorues aktiv në muaj dhe 3 miliardë faqe web të shpëtuara në rreth 9 vjet.
-
Pse figurat e famshme po zgjedhin pagesat me kriptomonedha?
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë