Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Motorola Moto Z2 Play i gatshëm për para-porositje

Smartfoni i ri i Motorolas, Moto Z2 Play, tani është i gatshëm për para-porositje në Britani të Madhe.

Ky smartfon i ri i Motorolas është shfaqur në uebfaqen zyrtare të kompanisë në Britani të Madhe me çmim prej 379 funte, ndërsa dërgesat pritet të fillojnë nga java e ardhshme, më saktësisht nga 14 korriku, transmeton Koha.net.

Image

Moto Z2 Play është zyrtarizuar në fillim të muajit të kaluar, ku shteti i parë që është bërë me këtë smartfon të ri ishte Brazili.

Pastaj, ai ka arritur në Indi me çmim prej rreth 435 dollarë, ndërsa në fund të qershorit po ashtu ai ka arritur edhe në SHBA me çmim prej 410 dollarë, si dhe këtë muaj ai është lansuar edhe në Kinë.

Për më shumë detaje rreth Moto Z2 Play, mund të lexoni KËTU.