Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Moto Z3 Play në fotografi para lansimit

Disa ditë më parë, janë shfaqur disa fotografi online në të cilat shihej modeli Moto Z3 Play por fotografitë e reja të shfaqur kanë zbuluar më shumë detaje rreth pajisjes.

Fotografitë e reja të publikuara konfirmojnë se brendi i Motorolas vjen me pjesën e pasme nga xhami, kamerën kryesore të dyfishtë dhe një buton të panjohur të vendosur në anën e majtë, transmeton Koha.net. Në anën e djathtë të telefonit gjendet butoni “Power” i cili njëkohësisht është edhe sensori për gishta dhe mbi të butonat për kontrollimin e zërit.

Moto Z3 Play është caktuar të prezantohet më 6 qershor në Brazil dhe ndoshta së bashku me të do të prezantohen edhe ndonjë tjetër pajisje e Motorolas.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm