Rreth 2.7 milionë biseda mjekësore të bëra që nga 2013-ta janë zbuluar nga ueb faqja teknologjike suedeze “Computer Sweden” në një ueb server të pa enkriptuar.
Ka rreth 170,000 orë thirrje të ndjeshme në lidhje me simptoma e medikamente.
Autoriteti suedez i mbrojtjes së të dhënave është duke hetuar këtë çështje, transmeton Koha.net.
“Ne ishim shumë të befasuar me atë se çfarë kemi gjetur këtu. Njerëz duke folur për simptomat e tyre, sëmundjet për tyre e të fëmijëve duke dhënë edhe numrat e sigurimit social”, ka shpjeguar Marcus Jerrang nga ueb faqja “Computer Sweden”.
Sipas ekspertit të sigurisë Mikko Hypponen thirrjet ishin të ruajtura si “file” audio Wav në serverin komplet të pa enkriptuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Policja në Suedi akuzohet se mashtroi me pushime shëndetësore për të qëndruar në Kosovë
-
Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi
-
Një në tre persona shtyn kontrollin te mjeku pasi vëren simptoma të kancerit
-
Ankesat e pacientëve, publiku me mungesë e vonesë shërbimesh, privati me cilësi të kontestuar
-
Europol: Bisedat e koduara ekspozuan perandorinë kriminale 80 milionë euroshe në Kosovë