Miliarderi australian Andrew Forest hodhi në gjyq Facebookun sepse ata nuk arritën ta mbronin atë.
Forest paditi kompaninë sepse në rrjetet e tyre qarkullonin reklama false me foton e tij, të cilat përdoreshin për mashtrim.
Ai pretendon se Facebooku ka shkelur ligjet australiane kundër pastrimit të parave duke lejuar që mashtrimet e kriptomonedhave të zhvillohen në rrjetet e tyre.
Kjo është hera e parë që Facebooku po përballet me një ankesë penale që është globale.
Kompania Meta, pronare e Facebook, është bërë e ditur përmes shërbimit PR dhe nuk ka dashur të komentojë padinë e Forestit, por ka deklaruar se “janë të angazhuar për të hequr nga rrjeti i tyre mashtrime dhe mashtrues të tillë”.
Miliarderi australian shprehet se ky mashtrim ka vazhduar që nga viti 2019.
Edhe
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
Bëhet fjalë për mashtruesit që përdorin imazhet e tij, si dhe të personazheve të tjerë të famshëm, për të promovuar investime false në kriptovaluta dhe për të mashtruar njerëzit.
Edhe pse Facebook ndalon gjëra të tilla, postimet ende shfaqen pas më shumë se dy vjetësh dhe tani Forest dëshiron të paguhet për të.
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
Elon Musku humb betejën ligjore me OpenAI
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç
-
Punëtori i Metas shkarkoi 30,000 fotografi private të njerëzve nga Facebooku