Hulumtimi i ri tregon se një plastike alternative e quajtur PBAT – shkurtesë e poly(butylene adipate-co-terephthalate) - mund të shpërbëhet nga mikrobet në dhé.
Studiuesit shpresojnë se materiali mund të shërbejë si një zëvendësim për filmat e mulchit të polietilenit. Sasi të mëdha të filmave PE shpërndahen në fushat bujqësore për ta rritur prodhimin e rendimenteve duke e ngritur temperaturën e dheut dhe duke e mbajtur lagështinë në tokë.
Hedhja e fletëve plastike është e vështirë dhe, pashmangshmërisht, sasi të mëdha të plastikës akumulohen në dhe. Ndotja me polietilen mund ta çrregullojë transportin e ujit dhe në fund ta degradojë shëndetin e dheut.
Hulumtuesit në ETH Zurich donin të kuptonin nëse një alternativë polimeri si PBAT do të ishte më ekologjike. Polimeri ishte konsideruar i biodegradueshëm për kompostim, por jo për përdorim në bujqësi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Enët që duhet t’i hiqni qafe sepse janë të rrezikshme për shëndetin
-
Lëvorja që mund të jetë pleh i fuqishëm për rritjen e bimëve
-
Ushqimi i fermentuar që ndihmon në largimin e mikroplastikës nga trupi
-
Për të frenuar mikroplastikën, kërkohen zgjidhje më të qëndrueshme
-
“Kokteje pesticidesh” përbëjnë mollët në të gjithë Evropën, zbulon studimi