Gjiganti Microsoft Corp (MSFT), kapërceu kufirin e kapitalizimit të tregut prej 2 trilionë dollarësh.
Aksionet e Microsoftit të mërkurën arritën vlerën e 265.79 dollarë në Nasdaq.
Microsoft u bë kompania e dytë amerikane pas gjigantit tjetër të teknologjisë Apple Inc (AAPL) që ka një kapitalizim tregu prej më shumë se 2 trilionë dollarë.
Apple tani vlen rreth 2,2 trilionë dollarë.
Çmimi i aksioneve të Microsoft u rrit për mbi 19% këtë vit, krahasuar me Apple 1% dhe Amazon.com Inc. me 7%.
Microsoft u themelua nga Bill Gates dhe Paul Allen më 4 prill 1975. \ata