Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsoft: Sulmi kibernetik duhet të trajtohet si “thirrje zgjimi”

Një sulm kibernetik që ka goditur 150 vende që nga e premtja duhet të trajtohet nga qeveritë anembanë botës si një “thirrje zgjimi”, thotë Microsoft.

Gjiganti informativ tha se dobësitë e programeve të grumbulluara nga qeveritë kishin shkaktuar “dëm të përhapur”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka pasur paralajmërime për sulme të tjera “ransomware” për sot (e hënë).

Shumë ekspertë nga shumë kompani kanë punuar gjatë fundjavës për të parandaluar infeksione të reja, shkruan BBC.

Virusi mori kontrollin e dosjeve të përdoruesve dhe kërkonte pagesa prej $ 300 (£ 230) për të rivendosur qasjen.

Përhapja e virusit u ngadalësua gjatë fundjavës, por afati mund të jetë i shkurtër, thanë ekspertët, transmeton kp. Deri më tani janë prekur më shumë se 200,000 kompjuterë.

Por të hënën, Koreja e Jugut tha se ishin gjetur vetëm nëntë raste të ‘ransomware’, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.