Microsoft ka tejkaluar Applen si kompania më e vlefshme në botë me bazë në SHBA.
Kompania softuerike ka arritur vlerën prej 813 miliardë dollarë, duke kaluar Applen për 1 miliard dollarë, transmeton Koha.net.
Apple nuk ka shumë kohë që ka thyer rekordin, duke u bërë si kompania e parë në botë me vlerë 1 trilion dollarë, por pas shitjeve të dobëta të smartfonëve më të shtrenjtë të saj, XR, XS, XS Max, kjo kompani ka humbur shumë në vlerë.
Në anën tjetër, Microsofti edhe pse nuk ka lansuar ndonjë produkt të ri, kësaj kompanie është duke i shkuar shumë mirë me shërbimet cloud Azure, si dhe Office 365 e po ashtu segmenti i saj lojërave Xbox.
Artikuj të ngjashëm
-
Microsofti tejkalon Applein si kompania më e vlefshme
-
Microsoft e kalon kompaninë Apple si më e pasura në botë
-
Apple është tani përpara Microsoftit në listën e kompanive më të vlefshme në botë
-
Microsoft bëhet kompania e tretë më e madhe në botë, mposht Google
-
Apple bëhet kompania e tretë që kalon vlerën 4 trilionë dollarë