Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Messengeri mbështet fotot me rezolucion të lartë

Aplikacioni Facebook Messenger së shpejti do të mbështesë rezolucionin e lartë të fotografive, të cilat i dërgojnë përdoruesit, njofton Facebook.

Rezolucioni që deri tash Facebook Messenger ka mbështetur ka qenë 2K, ndërsa azhurnimi i ri do t’iu mundësojë përdoruesve që të dërgojnë foto me rezolucion deri 4096 x 4096 piksel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Azhurnimi për foto me rezolucion më të lartë 4K aktualisht është i pranishëm në iPhone dhe Android për përdoruesit nga SHBA, Kanada, Franca, Australia, Britania e Madhe, Singapori, Hong Kongu, Japonia dhe Koreja Jugore.

Facebook njofton se azhurnimi do të jetë i pranishëm edhe në shtete tjera gjatë javëve të ardhshme.