Simona Jankowski, një analiste me Goldman Sachs, ka lëshuar një notë hulumtimi për investitorët duke thënë se iPhone 8 në version me 128 GB memorie të brendshme mund të kushtojë 999.99 dollarë.
Konsumatorët do të jenë në gjendje ta dyfishojnë memorien në 256 GB për vetëm 100 dollarë shtesë.
Ky çmim do ta bëjë iPhone 8-shin modelin më të shtrenjtë në serinë e iPhonëve të shitur nga Apple. Kjo është diçka tjetër që analistët kanë parashikuar, transmeton Koha.net. Aktualisht, modeli më i shtrenjtë është iPhone 7 me 256 GB memorie të brendshme, i cili kushton 969 dollarë.
Lexoni edhe:
Për shkak të shitjeve të iPhone 8, Jankowski parashikon që çmimi mesatar i shitjeve të iPhonet do të rritet në 763 dollarë për vitin fiskal 2018.
Disa analistë të tjerë nuk pajtohen me këtë parashikim. Disa raportet pretendojnë se iPhone 8 do të kushtojë pak më shumë, ndërsa të tjerët thonë se ai mund të kushtojë në mes të 850 dhe 950 dollarë.