Tech

Shfaqen pamjet që tregojnë se si mund të duket iPhone 8

Kohëve të fundit është përfolur shumë në lidhje me smartfonin e ardhshëm të gjigantit Apple, iPhone 8, por ky smartfon ende vazhdon të jetë si një mister.

Sipas disa raporteve thuhet se iPhone 8 do të duhej të arrinte më vonë këtë vit, ndërsa disa të tjerë thonë se çështja me ekranin kanë shtyrë që ky smartfon të mos lansohet deri në fillim të vitit 2018.

Në anën tjetër, një video dhe një set i ri i fotografive kanë rrjedhur në internet.

Ende është herët të thuhet se këto fotografi po tregojnë versionin final të këtij smartfoni, derisa nuk publikohen detajet zyrtare nga Apple, transmeton Koha.net. Megjithatë, fotografitë tregojnë shumë ngjashmëri me atë se çfarë është zbuluar deri më tani në lidhje me iPhone 8.

Siç mund të shohim nga pamjet e videos dhe nga fotografitë, modeli në fjalë shihet se ka ekran OLED pa kornizë me një dizajn tërësisht nga xhami dhe me skajet nga çeliku. Pjesa e pasme përbëhet nga kamerë e dyfishtë vertikale dhe po ashtu nuk shihet që ka Touch ID në pjesën e pasme.

Sipas raportit më të fundit, thuhet se iPhone 8 ka këtë dimension: 143.5 x 70.9 x 7.7 mm. Me këto dimensione, iPhone 8 duket se do të jetë pak më i trashë me iPhone 7 dhe 7 Plus, të cilët kanë trashësi prej 7.1 dhe 7.3 mm.

{gallery}