HMD Global dhe Nokia nuk janë duke punuar vetëm në telefonin Nokia 8 të segmentit të epërm, pasi që FCC tash zbulon se modeli Nokia 2 nga segmenti i poshtëm do të jetë pjesë e tregut.
Raportimet e mëhershme sugjerojnë se Nokia 2 do të ketë ekran 4.5 inç me rezolucion 720p, procesor Snapdragon 210/212, 1GB RAM dhe 8GB hapësirë për ruajtje.
Kamera në anën e pasme do të ketë 8MP, ndërsa ajo për selfi do të ketë 5MP, transmeton kp.
Prezantimi i telefonit Nokia 2 pritet të bëhet më 16 gusht në Londër, ku do të shohim edhe modelin Nokia 8.

Artikuj të ngjashëm
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?