Së fundmi, kompania e njohur kineze Meizu ka mbajtur një konferencë në të cilën ka prezantuar versionin e ri për smartfonin e saj të avancuar, Charm Blue E2, i cili është i bazuar në filmin e famshëm “Transformers”.
Charm Blue E2 Transformers vjen me ekran 5.5-inç, procesor MediaTek Helio P20, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.
Sa i përket baterisë, versioni i ri Transformers i këtij smartfoni të avancuar është me kapacitet prej 3400 mAh dhe ofron mbështetje për mCharge, teknologji për karikim të shpejtë të baterisë, me fjalë të tjera mbështet karikimin 9V / 2A.
Ndërkaq, sa i përket çmimit, Meizu Charm Blue E2 Transformers kushton rreth 265 dollarë, që i bie pak më shtrenjtë për dallim nga modeli standard.
{gallery}
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë