Meizu 16s po i afrohet lansimit, dhe tani ky telefon është shfaqur në listingun AnTuTu. Pajisja e ka arritur një rezultat mbresëlënës prej 359,975 pikësh, ndërsa listingu zbulon se kjo është arritur me modelin që e ka çipsetin Snapdragon 855, 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse, raporton GSMArena.
Pritet që Meizu 16s i ri do t’i ngjajë shumë Meizu 16, por do të ketë korniza të sipërme dhe të poshtme më të vogla. Telefoni do të karakterizohet nga ekrani i gjatë me rezolucion Full HD+, raport prej 18.6:9 dhe rezolucion prej 2232 x 1080p. Ai do të funksionojë nën sistemin operativ Android Pie, me interfejsin Flyme 7, shkruan KOHA Ditore.

Rezultati prej pothuajse 358,000 pikëve është në nivel me një varg telefonash premium me të njëjtin çipset, ndërsa në këtë kanë ndikuar katër komponente kyçe - CPU, GPU, UX dhe memorja. Pritet që Meizu 16s të arrijë rezultate edhe më të mira me më shumë memorie.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple