“God of War” ka arritur rezultate të shkëlqyera kur u paraqit për herë të parë për konzolën PlayStation 4 vitin e kaluar. Loja është pranuar goxha mirë nga adhuruesit e franshizës, të cilët e kishin pritur gjatë paraqitjen, përcjell Ubergizmo.
Prej momentit të publikimit kjo lojë ka vazhduar të arrijë rezultate të mira, ndërsa tani është zbuluar që ky titull, që është ekskluziv për PlayStation 4, është shitur në më shumë se 10 milionë kopje. Sony e ka bërë të ditur këtë gjatë brifingut me investuesit, ndërsa nuk dihet nëse në rezultate janë llogaritur edhe kopjet e shitura si pjesë e paketit që kanë shkuar me konzolë, edhe pse ka gjasa të jetë kështu, shkruan KOHA Ditore.
God of War është publikuar prillin e vitit të kaluar dhe prej fillimit ishte e qartë që do të jetë shumë e popullarizuar. Kjo lojë u bë loja e shitur më së shpejti e të gjitha kohërave si ekskluzivitet për PlayStation 4.