Ruanda ka hapur fundjavën që shkoi një qendër teknologjike të quajtur Qendra për Revolucionin e Katërt Industrial në partneritet me Forumin Ekonomik Botëror.
Vizioni i kësaj qendre është formësimi i trajektores së transformimit digjital të Ruandës përmes teknologjisë, në mënyrë që të ketë përfitim më të gjerë brenda Afrikës.
Ruanda, e cila ka vendosur prej kohësh që përmes teknologjisë dhe inovacionit të nxisë zhvillimin ekonomik të vendit, gjatë 28 viteve të fundit, ka eksploruar çdo rrugë që i është vënë në dispozicion për të ofruar transformim kombëtar nëpërmjet rritjes ekonomike.
“Teknologjia dhe inovacioni kanë qenë në qendër të transformimit tonë. Presim që kjo të bëhet një shtytës edhe më i madh i zhvillimit tonë ekonomik në vitet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kjo qendër të premten, raportoi “World Economic Forum”.