Aleanca Anti-Piracy Ace (Aleanca për Kreativitet dhe Argëtim) arriti të mbyllte faqen Extreme Download, e cila ishte një nga shërbimet më të mëdha në botë për shkarkimin e përmbajtjeve të paligjshme.
Extreme Download ishte uebsajti i dytë më i popullarizuar i piratëve në Francë, prej nga nisi aksioni për mbylljen e tij, shkruan DailyMail.
Extreme Download ekzistonte për rreth 15 vjet dhe për një kohë të gjatë i rezistoi mbylljes. Ndërroi domenet shpesh, shmangu blloqet e ISP-ve franceze dhe de-indeksimin nga Google. Më në fund u mbyll kur u zbulua operatori kryesor i faqes. Bëhet fjalë për një tunizian, i cili drejtonte faqen nga ishulli Djerba. Pasi u zbulua, pronari i faqes i dorëzoi të gjitha domenet e tij shoqatës ACE.
Extreme-down ofroi më shumë se 40 mijë filma dhe seriale të ndryshme, në formën e tyre origjinale dhe të lokalizuara në gjuhën frënge. Shërbimi regjistroi nga 14 deri në 15 milionë vizitorë në muaj. Përveç Francës, trafiku më i madh është gjeneruar nga përdoruesit nga Belgjika, Kanadaja dhe Zvicra, kryesisht nga zona frëngjishtfolëse.
Aksioni i suksesshëm i mbylljes u shpall nga shoqata ACE si një fitore e madhe për mbrojtjen e të drejtës së autorit në vendet frankofone.
-
Mbyllet faqja më e madhe e piraterisë në sport
-
SHBA-ja i jep fund një prej krimeve më të mëdha kibernetike, u vodhën 5.9 miliardë dollarë
-
Tregu më i madh ilegal në botë mbyllet nga operacioni SHBA-Gjermani
-
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
-
Paris Hilton kërkon drejtësi kundër pornografisë së manipuluar me AI